Av. Bledi Dervishaj: Gëzuar ditëlindjen Kushtetuta Shqiptare!

31
Sigal

I nderuar të isha i ftuar në konferencën e organizuar sot nga Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Shqipërisë me temë:

25 – vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë.

25 vite kaluan, duket qartë që kemi nevojë të piqemi e të kulturohemi për zbatimin e parimit të shtetit të së drejtës, për të ruajtur të pacenuara parimet themelore dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që Kushtetuta jonë i mbron dhe garanton.

Kushtetuta e një vendi, që ka zgjedhur të jetë demokratik është akti ku shteti përqafon vlerat më të larta dhe universale të njerëzimit, ku e drejta përbën bazën dhe kufijtë veprimtarisë së shtetit dhe ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të gjithë rendit juridik.

Mirënjohje për gjithë ata ekspert e politikanë që punuan pa u lodhur për hartimin e tekstit Kushtetues dhe miratimin e saj në vitin 1998.

Falenderim për ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët na kanë shoqëruar në udhëtimin tonë 25 vjeçar dhe që me të drejtë na kanë “tërhequr veshin” sa herë politika ka dashur të shtrembërojë parimet kushtetuese të ndarjes, kontrollit dhe balancës midis pushteteve.

Mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë funksionarët apo ish-funksionarë e lartë publik, gjyqtar kushtetues, prokuror, avokat, gjyqtar, jurist, apo funksionar të çdo niveli, që janë përpjekur për të garantuar, një shtet të drejtës, të pacenuar në standarte kushtetuese, duke ruajtur kështu interesin kombëtar dhe atë publik.

Gëzuar ditëlindjen Kushtetuta Shqiptare!