Ideja se një gjyqtare me këtë precedent nuk ka dhënë dorëheqjen vetë, por është mbajtur në detyrë me këmbëngulje, ushqen bindjen se KLGJ është shndërruar në një strukturë të kapur dhe i ka premtuar Irena Gjokës se do ta favorizojnë me gjithë këtë skandal. Dhe kjo do provojnë se KLGJ nuk është simbol drejtësie, por vëndi ku vendimet nuk merren mbi bazë ligji, por mbi bazë interesash.

Pas skandalit që shpërtheu rreth rastit të Irena Gjokës, e cila sipas raportimeve publike rezultoi e dënuar në Greqi, situata mori përmasa edhe më alarmante. Në vend që të garantonte transparencë dhe llogaridhënie, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dyshohet se ka zhdukur nga sistemi jo vetëm vendimet që lidhen me këtë rast, por të gjitha vendimet dhe të dhënat e dhëna për magjistratët në tërësi. Faqja e KPK është mbyllur dhe publiku nuk ka më akses.
Një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet si gabim teknik apo problem administrativ. Fshirja masive e vendimeve zyrtare përbën një mega-skandal të dyshuar si të qëllimshëm, që minon rëndë besimin në procesin e vettingut dhe në të ashtuquajturën drejtësi të re. Zhdukja e historikut të vendimmarrjes i heq publikut, mediave dhe institucioneve çdo mundësi për verifikim dhe kontroll, duke krijuar perceptimin e qartë të mbrojtjes institucionale dhe ndërhyrjes politike.
Nëse këto veprime konfirmohen, atëherë nuk kemi të bëjmë me një rast individual, por me një problem serioz dhe sistemik, ku institucionet që duhet të garantojnë ligjshmërinë kthehen në mekanizma të fshehjes së së vërtetës. Fshirja e gjurmëve zyrtare është po aq e rëndë sa vetë shkeljet që pretendohet se mbulohen, dhe përbën një alarm të hapur për kapjen e sistemit të drejtësisë.
Skandali nuk është Gjoka, por KLGJ-ja, institucioni më i korruptuar në sistemin e drejtësisë

Rasti i gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, ka nxjerrë në dritë jo thjesht një problem individual, por një kalbëzim të thellë institucional në zemër të sistemit të drejtësisë shqiptare.
Dënimi i saj në shtetin grek është bërë publik dhe njihet gjerësisht. Ky është fakt. Skandali i vërtetë fillon pas këtij fakti, aty ku Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur të mbyllë sytë.
Në çdo shtet normal, një gjyqtare me këtë të kaluar nuk do të kishte asnjë shans të qëndronte në detyrë, e aq më pak në një strukturë si GJKKO, e cila supozohet të jetë simbol i integritetit dhe luftës kundër korrupsionit. Në Shqipëri, ndodhi e kundërta, KLGJ e mbrojti, e toleroi dhe e legjitimoi.
KLGJ po e mbron pasi ka marrë thesin me para dhe ka humbur çdo legjitimitet moral duke mbajtur në detyrë Irena Gjokën, sepse në çdo shtet normal një gjyqtare me këtë të kaluar do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen; fakti që kjo nuk ka ndodhur provon se KLGJ nuk po vepron në emër të ligjit, por në mbrojtje të interesave të errëta, duke u shndërruar në simbolin e një drejtësie të kapur, ku vendimet mbrojnë individë dhe jo parimet, dhe ku heshtja e institucionit flet më shumë se çdo justifikim zyrtar.
Ideja se një gjyqtare me këtë precedent nuk ka dhënë dorëheqjen vetë, por është mbajtur në detyrë me këmbëngulje, ushqen bindjen se KLGJ është shndërruar në një strukturë të kapur dhe i ka premtuar Irena Gjokës se do ta favorizojnë me gjithë këtë skandal. Dhe kjo do provojnë se KLGJ nuk është simbol drejtësie, por vëndi ku vendimet nuk merren mbi bazë ligji, por mbi bazë interesash.
Në këtë kuptim, krimi institucional është më i rëndë se ai individual. Irena Gjoka mund të ketë kryer shkelje si individ, por KLGJ po kryen një krim ndaj besimit publik, ndaj reformës në drejtësi dhe ndaj vetë shtetit të së drejtës.
Reforma në drejtësi u premtua si fundi i pandëshkueshmërisë. Sot, përmes veprimeve të KLGJ-së, ajo po shndërrohet në një mekanizëm riciklimi të skandaleve, ku emrat mbrohen, dosjet mbyllen dhe përgjegjësia zhduket.



















