“Autorët dolën nga ferrat”, flet shënjestra e atentatit në Vlorë: Më ngatërrojnë, nuk kam vrarë njeri në Greqi

567
Sigal

Shënjestra e atentatit në Vlorë, Eno Mata ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë ku i vranë shokun e tij Sotiraq Mhilli.

Mata është shprehur nga Spitali i Traumës ku po merr mjekimin se e kanë qëlluar për shkak të vrasjes së avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos.

Ai tregon më tej se autorët kanë dalë nga ferrat dhe kanë zbrazur kallashnikovët mbi të dhe mbi shokun e tij, 22-vjeç, i cili mbeti i vdekur.

“Më kanë qëlluar për vrasjen e avokatit në Greqi. Autorët dolën nga ferrat dhe qëlluan me kallashnikov. Por unë nuk kam vrarë njeri në Greqi.

Unë kam vjedhur banka dhe jam dënuar për këtë. Më ngatërrojnë me anëtarin e një bande në Greqi, sepse nuk kam vrarë njeri,”– mësohet të jetë shprehur Eno Mata.