Atentati në Vlorë/ Flasin fqinjët: Ishin djem të mirë. Nuk dëgjuam të shtëna

441
Sigal

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit kanë folur edhe fqinjët e dy djemve.

Sipas tyre të dy djemtë njiheshin në zonë si djem të mirë dhe të pa ngatërruar.

“Nuk e njihja si fytyrë viktimën. Familje shumë e mirë. Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ndërsa Eno Mata thonë se ka jetuar në Greqi.

Andej nuk e di si është sjellë. Tani e morëm vesh në mëngjes. Janë familje shumë të mira. Eno është rritur këtu, familje shumë e mirë”, – ka deklaruar një banore e fshatit Poro.

Ndërsa një banorë tjetër u shpreh: “I njihja të dy. Shumë të sjellshëm djem në punë të tyre, punëtor. Njëri nga ata vetëm të ëmën ka. Po vija me qumështin dhe thërrita. Pashë policinë aty. Nuk e di për të shtëna.

Punë bujqësie merreshin. Familjen e ka në Greqi Eno Mata. Nuk di gjë, ai ka qenë këtu, kemi patur muhabet, djalë i sjellshëm. Prindërit i ka të mirë.”