Atentati në Lushnje, viktima në tavolinë vetëm me kunatin, të tjerët ishin klientë të rastësishëm në lokal

222
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm në Lushnje.

Nga këqyrja e kamerave rezulton se pronari i lokalit, Bledar Muça i cili ngeli edhe viktimë e atentatit ishte ulur në tavolinë vetëm me kunatin e tij, Judin Velon.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë 4 të plagosurit e tjerë, mes tyre dhe tre gra ishin kliente të rastësishëm në lokal dhe ishin ulur në një tjetër tavolinë teksa nuk kishin asnjë lidhje me Bledar Muçën.

Viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa kunati Judin Velo ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

Ditën e djeshme Lushnja u trondit nga atentati me armë zjarri pasi autorët me një Golf4 qëlluan nga makina duke hapur vetëm xhamin dhe vranë Bledar Muçën teksa plagosën kunatin e tij dhe katër klientët e tjerë.