Atentati ndaj Nuredin Dumanit, shkon në 7 numri i të shoqëruarve në polici

122
Sigal

Ndërsa puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen në pah të bashkëpunëtorëve vijon intensivisht, 7 persona janë shoqëruar në polici deri më tani për atentatin e djeshëm në Elbasan.

Mësohet se ata kanë dijeni mbi ngjarjen.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia arriti të lokalizojë shtetasin Nuredin Dumani, i cili është person i dyshuar për vrasjen e 7 personave dhe i përfshirë në shumë atentate në vend. Dumani kishte planifikuar një atentat ndaj mikut të afërt të Talo Çelës (person i shpallur në kërkim nga policia që në 2020), plan ky që përfundoi duke mbetur vetë i plagosur.

Talo Çela menjeherë pas marrjes së këtij informacioni, organizoi atentat ndaj Dumanit duke bërë që njerëz të tij t’i zinin pritë në vendin e quajtur ‘Ura e Zezë’ në Elbasan dhe të qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt ‘BMW-së’ së Dumanit.

Dumani ka dalë nga reanimacioni ditën e sotme pasi kreu dy ndërhyrje për nxjerrjen e plumbit në mushkëri, ndërsa pritet t’i merret dëshmia.