“Ata kanë frikë nga ne”, aktorja Juli Emiri: 1500 policë erdhën me maska të fshihnin fytyrat e tyre

57

Aktorja e Teatrit Kombëtar Juli Emiri ka treguar para turmës së protestuesve mëngjesin e dhimbshëm të një dite më parë kur fadromat shembën godinën e mbrojtur prej 27 muajsh. Ajo tha se ndodhej në tarracën e Teatrit kur mbi 1500 policë erdhën dhe i tërhoqën zvarrë por theksoi se ishin me maska dhe pa numra identifikimit pasi duan të fshihen dhe kanë frikë nga artistët e qytetarët.

“Me maska erdhën rreth 4 të mëngjesit mbi 1500 policë. Erdhën me maska që të fshihnin fytyrat e tyre. Nuk janë policë, janë bandë, fshehin fytyrat dhe numrat e identifikimit sepse e dinë mirë çfarë po bëjnë. Kanë ardhur të na vrasin. Kanë kontrolluar dhe thanë të dalë kush të dalë dhe të tjerët le të vdesin. Për mua dhe Neritan Liçaj erdhën 30 vetë a mos më shumë. Isha në tarracë. Ata kanë frikë nga ne, kanë frikë nga qytetaria, kanë frikë nga arti”, deklaroi aktorja Emiri.