At’ Nikolla Marku/ Anastas Janullatos, përfaqësues i shovinizmit modern grek në Shqipëri

    Pushtuesi i kishës ortodokse kombëtare shqiptare quhet Anastas Janullatos. Ky njeri i veshur me rrobën e kryepeshkopit është shovinisti modern europian i Vorio-Epirit. Gjithçka që bën ky njeri në Shqipëri, është në shërbim të projektit Vorio-Epir në jug të Shqipërisë.

    Ndërtimi i kishave me financime të fshehta, do të na kthehen në kisha të Vorio-Epirit. Ky është plani i rrezikshëm për të ardhmen e kombit shqiptar.

    Sigal

    Ngjarjet e organizuara me qëllim të veçantë nga Janullatos dhe disa bashkëpunëtore të tij, ngjarje si, zhvarrimet tronditëse të varreve shqiptare, varrezat e ushtrisë vrasëse dhe kriminale greke gjatë Luftës së Dytë Botërore në Këlcyrë, ngjarjet e dhunshme në Përmet të organizuara direkt nga Anastas Janullatos, bën që statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian të humbasë për momentin.

    Anastas Janullatos, ky klerik shovinist, fatkeqësisht mori dhe mbështetjen e At’ Artur Liolinit, ky i fundit i influencuar me frymën e lobit grek në SHBA. Shpresoj që qëndrimi i tij të ndryshojë. At’ Artur Liolin duhet të dënojë të gjitha veprimet e Janullatosit në dobi të shovinizmit grek kundër Shqipërisë.

    Anastas Janullatos, ky shovinist modern i veshur me rrobën e priftit ortodoks, në emër të kishës ortodokse shqiptare, nuk është gjë tjetër vetëm se fantazma e një pretendimi territorial shovinist grek ndaj gjysmës së Shqipërisë.

    Unë i kujtoj gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen se, ortodoksia shqiptare është vepër e Fan Nolit dhe mbretit Zog. Fan Noli, ky kryepeshkop i përjetshëm, na kujton gjithmonë se kisha ortodokse kombëtare shqiptare, nuk ka asgjë të përbashkët me organizimet politiko-ekonomike të patriarkanës në dëm të Shqipërisë. Veprimtaria e Janullatosit është anti-fetare, anti-shqiptare, anti-perëndimore, anti-amerikane.

    Anastas Janullatos dhe bashkëpunëtorët e tij, duhet të largohen menjëherë nga Shqipëria, sepse janë organizata të shovinizmit grek në dëm të Shqipërisë. Vorio-Epir grek nuk ka, por ka Çamëri deri tek gurët e Artës, ka gjenocid grek ndaj kombit shqiptar, ka gjenocid serb ndaj kombit shqiptar.

    Dy vendet fqinje, me politika të dëmshme ndaj Shqipërisë martire, por me popullsi të respektueshme dhe paqësore, duhet t’i kërkojnë kombit shqiptar falje. T’i shtrijnë dorën e miqësisë dhe bashkëjetesës së përbashkët. Zoti na ka bekuar në këto troje që kemi, le ta falënderojmë dhe të rrojmë në paqe.

    *Kisha ortodokse e pavarur kombëtare shqiptare Shën Maria, Elbasan.