Arsimtarët “peng” i korrupsionit dhe kontratës kolektive, Shahini të shkarkohet

584
Sot është dita e arsimtarit dhe sot në një vend të një urimi Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur të denoncojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të arsimtarit shqiptar.
Duke marrë shkas nga skandali me helmimet masive në Fier dhe deklarata shokuese e Zyrws Arsimore Fier Yllka Beci Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kërkoi shkarkimin e Ministres Arsimit Besa Shahini.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj shprehet se Ministria e Arsimit që duhej të ishte tempull i njerëzve të ditur është kthyer në çerdhe korrupsioni dhe babëzie.
Siguria në shkolla shprehet Nikollaj është një projekt i dështuar dhe rojet i sigurisë dhe sanitaret punojnë në të zezë, pasi nuk u paguhen sigurimet.
Abuzimet financiare më transportin e mësuesve, tenderat fiktivë, konferencat fiktive, kontratën kolektivë abuzive që vetëm vjedh dhe nuk mbron mësuesit janë disa prej shkeljeve më të rënda të MAS dhe për këtë Konfederata e Sindikatave ka kërkuar dhe shkarkimin e Ministres Shahini.
Pjesë e deklaratës
“7 MARSI”Arsimtarët “peng” i korrupsionit  dhe kontratës  kolektive, Shahini të shkarkohet
Leonard Sako dhe Orinda Hoxha janë dy arsimtarë jeta e të cilëve u pre në mënyrë tragjike mesditën e shtatë shkurtit 2020, teka makina e tyre doli nga rruga në teksa po ktheheshin nga shtëpia pasi kishin mbaruar në dhëni nisim në fshatin Krahës të Tepelenës.
Me përkujtimin e vdekjes së tyre në atë aksident tragjik këtë shtatë mars ditën e arsimtarit duam të përkujtojmë të gjitha ata mësues që çdo ditë udhëtojnë më kilometra në zonat më të thella të vendit për mbjellë farën e dijës.
Shumë prej tyre zgjedhin të ikin me makina private, disa me makina të rastit e shumë të tjerë në këmbë.
Në çdo vend normal të botës së qytetëruar ku pretendojmë se do të shkojmë  transporti i  mësuesve dhe nxënësve merret përsipër nga zyrat arsimore në kuadër të një plani të miratuar nga Ministria e Arsimit.
Po në Shqipëri përse nuk ndodh ?
Për faktin e thjeshtë se nuk e kërkon sindikata që ka nënshkruar kontratën kolektive me Ministrinë e Arsimit.
Kjo pasi përfaqësuesit e kësaj sindikate nuk kanë objektiv të drejtat e arsimtarëve por veç kuotat e tyre, ndaj kontrata është fiktive, paratë shkojnë në pak duar dhe të humburit e kësaj historie janë arsimtarët.
Sot ata janë më të pa mbrojtur se kurrë këto 30 vite demokraci, dinjiteti i tyre po nëpërkëmbet nga disa njerëz mediokër për të cilët tesera e partisë vlen më shumë se misioni i shenjtë i arsimtarit.
Fondet që parashikohen për transportin e arsimtarëve shkojnë nëpër konferenca fiktive ose me pak fjalë paratë vidhen dhe arsimtarët mbesin rrugëve,
Kjo është e paprecedentë dhe përball kësaj heshtjeje duhet një reagim i fortë institucional dhe mediatik.
Problemet që lindin nga moskundërshtia e paafatësisë që mbretëron në MAS sjellin probleme pa fund, e një ndër to është edhe abuzimi seksual në shkolla.
Rasti i publikuar në emisionin STOP për mësuesit ë shkollës muzikës në Fier është maja e ajsbergut dhe autoritetet duhet të nisin një hetim të gjere për këtë çështje delikate.
Ndërkohë helmimet masive në shkollat e Fierit dhe deklarata shokuese e drejtoreshës ZA Fier se një nxënësë 16 vjecare  ka mbetur shtatzënë janë këmbanë alarmi për gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Për këtë arsye tre ditë më parë KSSH i kërkoi kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Ministres Arsimit Besa Shahini.
Paga e arsimtarëve shqiptar është ndër më të ulëtat në Ballkan pasi na lënë pas vende si Kosovës apo Maqedonia e Veriut dhe ne si Konfederata e Sindikatave kërkojmë rritje të pagës për arsimtarët.
Qeveria hedh miliona euro për rikonstruksion shkollash për konferenca kreditosh por nuk rrit pagat e arsimtarëve, kjo tregon se synim është vjedhja e këtyre parave dhe jo rritja e efiçensës së mësuesve shqiptar.
Siguria në shkolla është një tjetër premtim i pambajtur i kësaj ministrie, teksa u promovoua policimi në shkollë por finalizua vetëm virtualisht dhe jo konkretisht.
Sigal