Vrau kryeplakun në Lezhë, arrestohet autori

537
Sigal

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së kryeplakut Gjin Marku, ndodhur në sot, rreth orës 07:30.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit nisi kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta

Gjithashtu u sekuestrua arma tip ‘Kallashnikov’, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Image