Arrestohet shqiptari, u kap me 18 kg kokainë

543
Sigal

Një shtetas shqiptar është dënuar nga një gjykatë në Bon të Gjermanisë pasi u kap me 18 kilogramë kokainë.

37-vjeçari po udhëtonte nga Amsterdami për në Itali, kur u kap nga policia gjermane.

Korrieri i drogës rezultoi pozitiv pas një testi për drogën. Por policia nuk po e gjente drogën. Atëherë ndërhyri qenushja nuhatëse, Ula. Ajo zbuloi 18 kg kokainë të fshehur në vende të ndryshme në makinë. Po ashtu u gjetën edhe dy mijë euro.

37-vjeçari shqiptar, baba dhe jurist, tha se kishte probleme financiare dhe borxhe, prandaj kishte bërë udhëtimin si korrier droge.

“Ky ishte gabimi më i madh i jetës sime,” tha 37-vjeçari në gjyq.