Arrestohet i “forti” i Sukthit, nipi i tij dhe ish-punonjës policie

46
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar të të ashtuquajturin i “Forti i Sukthit”, Rexhep Arapi i njohur ndryshe edhe si Kep Arapi.

Gjatë një operacioni në Durrës, mësohet se janë arrestuar edhe nipi i tij si dhe ish-punonjës policie.

Kep Arapi është përfshirë në një tentativë vrasje me ish-shefin e Komisariatit, Dedan Gjoni.

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Sipas të dhënave, ish-punonjësi i policisë, Dedan Gjoni, e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga policia.

Gjoni u arrestua një muaj më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ishte pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani.