Armando Subashi: Shpalos pikat kyçe për mandatin e ardhshëm në krye të Fierit: Fokusi kryesordo të jetë turizmi dhe bujqësia!

162
Sigal

Armando Subashi i cili kërkon mandatin e tretë për të drejtuar qytetin e Fierit në logon e Partisë Socialiste, thotë në këtë qytet ka ndryshuar gjithçka dhe është bërë një punë kolosale në gjithë këto vite. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Subashi paraqiti edhe projektet, që do të vihen në punë, ndërsa theksoi se prioritet do të jetë turizmi dhe bujqësia.

‘Nëse do të kthehemi pas mbrapa atë që kemi gjetur në 2015 nuk ka asnjë dallim, asnjë ngjasim me situatën e sotme. Situata ka qenë kudo tejet problematike, banorët kanë pasur probleme me rrugët, me pastrimin e mbetjeve, kanë pasur probleme me një sërë problemesh të tjera bazikë. Ka pasur komuna dhe bashki që në 2 apo 3 muajt e fundit të vitit nuk merrnin dot pagat e veta e jo më të kryenin shërbime në shërbim të qytetit. Në Fier ka ndryshuar gjithçka, qendra e qytetit! Të gjitha mbetet të shkojnë në impiantin e përpunimit të mbetjeve. Ka qenë një punë kolosale që kemi bërë këto vite. Trokasim ballëhapur në çdo derë. Dy shtyllat kryesore të programit tonë janë bujqësia dhe turizmi! Edhe politikat e qeverisë edhe investimet tona si bashki janë përqendruar në bujqësi, por do të përqëndrohen akoma dhe më shumë. Do të rrisim volumin e punës për pastrimin e kanaleve kulluese. Sa i takon turizmit, është një nga degët e munguara në Fier. Fakti që nuk janë bërë investime vija bregdetare i ka shpëtuar abuzimeve me ndërtimet. Kemi filluar të hartojmë një masterplan për zhvillimin e bregdetit. Edhe turizmi kulturor ka shumë potencial.’- tha Subashi.

‘Fushata sipas mendimit tim është duke ecur normalisht. Kam qenë derë më derë, kemi pasur takime me njerëzit. Është një fushatë e shtrirë në disa dimensione. S’kam dëgjuar për shantazhe, pot duke parë se kanë gjithmonë e më shumë ftohtësinë, që kanë në terren, kanë përgatitur alibinë e humbjes.  Puna nuk të tradhton, por të jep shpërblimin. S’kemi nevojë për asnjë histori tjetër,’- tha Subashi.