Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka anuluar tenderin për rrugën Milot-Fier. Sipas MIE, projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret.
Kujtojmë se tenderi për rrugën ‘Milot-Fier’ u hap nga MIE në 1 korrik të këtij viti.
Ndërkohë, më 2 dhjetor ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një interviste televizive, njoftoi se gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapej sërish, e zhvilluar për këtë projekt, i cili është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.
Balluku sqaroi se në garën që u zhvillua për ndërtimin e këtij segmenti, u paraqit një ofertë, e cila parashikonte një çmim prej 0.62 euro për kilometër, nga 0.75 që ishte tavani i vendosur nga Qeveria Shqiptare, por kjo kompani nuk plotësonte kriterin sa i takon afateve kohore për ndërtimin e kësaj rruge. Në këto kushte, tha Balluku, gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapet për t’ju dhënë një tjetër mundësi konsorsumeve për të paraqitur ofertat e tyre.