Anulohen lundrimet drejt Barit dhe Ankonës, shkak moti i keq

89
Sigal

Moti i keq që ka kapluar vendin ka bërë që lundimet të anulohen. Me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se nisja e trageteve nga Durrësi për në Bari dhe Ankona është anuluar. Ndërsa sot nis lundrimin trageti Vlorë-Brindisi.

Njoftim anullimi lundrimi! Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA.

Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës diten e enjten datën .19.01.2023. Ndërsa në portin e Vlorës Trageti Ioan Sun i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anulluar lundrimin E datës 17.01.2023 për Vlorë-Brindisi.

Trageti Ioan Sun do të rinis lundrimin në datën 18.01.2023 ora 14:30. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga ky anulimi i lundrimit, ndërsa për çdo sqarim të nevojshëm, ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë respektive.