Varianti ”Delta”, Rakacolli: Dyshime të forta që është i pranishëm në Shqipëri

189
Sigal

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se Covid-19 është ende mes nesh, por që nuk priten më valë të mëdha si ato që kemi përjetuar. E pyetur nëse varianti ”Delta” i virusit është i pranishëm në Shqipëri, Racacolli u shpreh se ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar asnjë rast.

”Ka dyshime të forta që virusi Delta është i pranishëm në Shqipëri. Ne po presim një konfirmim nga laboratorët e referencës që kemi në Gjermani. Përsa i përket mbrojtjes së variantit Delta të vaksinave duhet të presim edhe pak duke qenë se është një variant i ri, pro studimet laboratorike tregojnë që janë efikase”,-tha Rakacolli.

Po ashtu Rakacolli tha se nuk mund ta dallojmë nëse jemi të infektuar me variantin ”Delta” pa shkuar te mjeku, sepse shenjat janë pothuajse njësoj edhe me variantet e tjera të virusit.