Moti i keq shkakton probleme në Korçë, disa zona mbeten pa energji elektrike

85
Sigal

Në qarkun e Korçës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike pasi reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Korçës disa zona si në Kolonjë, Gorë, Mokër, Leskovik e Panarit kanë probleme me energjinë elektrike.

Në këto zona reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë dhe për rrjedhojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipet e OSHEE janë në terren prej mëngjesit dhe po punojnë për të riparuar të gjitha defektet në rrjet për abonentët që kanë mbetur pa energji elektrike.