“Kujdes me këtë person,” i thanë kryetarit shokët e tij dhe vazhduan,” ai favoret i ka fituar me lajka, të cilat i përdor për të patur avantazhe për vete.”
“Mos u shqetësoni,” u përgjigj kryetari plot me vetë-besim. “Ai nuk do ta ketë të gjatë me mua”!
Kur personi arriti, pa humbur fare kohë tha: “Sa i nderuar jam të jem në të njëjtën dhomë me kryetarin më të madh të vëndit. U verbova nga rrezatimi i bukurisë tuaj, nga bekimi i pranisë tuaj, nga ngrohtësia që ju dhuroni me elegancën” Ai vazhdoi rreth njëzetë minuta në këtë mënyrë. Kur ndaloi të marrë frymë, këshilltarët e kryetarit gjetën mundësinë t’i thonë shefit:
“ A nuk të paralajmëruam kryetar?”
“Rrini të sigurtë,” u përgjigj Kryetari, “në momentin që ai do të fillojë të më lajkoset mua, unë do ta flak. Por deri tani, ai nuk ka thënë gjë tjetër veç të vërtetës.”….




















