Anija 86 mijë tonëshe përplaset me vinçin gjigand/ Bien dhjetëra kontejnerë me mallra në port (VIDEO)

252
Sigal

Një anije e madhe transportuese është përplasur me vinçin gjigant në portin e Tajvanit, që përfundoi me dhjetëra kontejnerë me mallra që u bënë copë-copë.

Siç raporton AP, një punonjës i portit është shtruar në spital si pasojë e lëndimeve që pësoi.

Vinçi fillimisht kishte rënë ngadalë e më pas duke rritur shpejtësinë, duke u përplasur me vinçin tjetër – e më pas përfundoi mbi kontejnerët me mallra që binin nëpër port.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur punonjësit vrapojnë me gjithë forcën për të shmangur më të keqen.

Anija 86 mijë tonëshe që i përket Orient Overseas, kompanisë nga Hong Kongu, po bëhej gati të ndalej në portin e Kaosunit në jug të Tajvanit kur u përplas me vinçin.