Analistët, protesta e shqiptarëve, kauza e opozitës dhe sjellja e kryeministrit

509
Sigal

Shumë pritshmëri premtuan krerët e opozitës me protestën e 16 shkurtit, sa thanë, se 16 shkurti i 2019-s do të largojë Ramën nga posti i kryeministrit. Opozita për një ndërkohë të gjatë, takoi në çdo kënd të Shqipërisë qytetarë, fshatarë, punëtorë, biznesmenë, fermerë, tregtarë. Ndërkohë që kryeministri, filloi fushatën elektorale për zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit, për të fituar sadopak atë terren që ka humbur keqqeverisja, skandalet e njëpasnjëshme të koncesioneve dhe zbardhja e fakteve tronditëse të bashkëpunimit të zyrtarëve të lartë me krimin. 17 shkurti i gdhi me erën e hidhur të lëndëve helmuese të përdorura nga Grada e Shqipërisë në sheshin e Kryeministrisë, që mbushi gjithë hapësirën e Tiranës, ndërkohë që operacionet e FNSH-së arrestonin edhe në mesnatë protestuesit, që kishin shkelur ligjin gjatë protestës me dëmin më të madh shkatërrimin e kërpudhës kryeministrore dhe një xhami të portës kryesore të kryeministrisë. Kush fitoi? Kryeministri, me numrin maksimal të dëgjuesve në mitingun e Vlorës, ku çuditërisht, karriget ishin planifikuar aq sa ishin edhe të pranishmit. A dështoi opozita, që në 17 shkurt nuk kemi një qeveri tanzitore, siç kishte premtuar? Ja disa analiza, që u japin përgjigje këtyre pyetjeve.

Ylli Rakipi: Kishte skenarë të shkruar nga Ministria e Brendshme, Opozita të radikalizohet

“Do të ishte e gabuar të thoshim së kishte dhunë të vërtetë. Kishte skenarë të shkruar nga Ministria a Brendshme, se armiqtë po vijnë dhe do angazhohen në skenarë të zinj. Më i papërgatituri për këtë protestë, duket se ishte Lulzim Basha. Unë e pashë protestën edhe nga afër, aty nuk kishin ardhur njerëzit vetëm për hallet e Bashës, Kryemadhit, Mediut, apo të tjerëve. Aty kishin ardhur njerëz për hallet e veta. Njerëz pa punë, njerëz që jetojnë në pjesën më ekstreme të varfërisë, njërëz të cilët nuk kanë ku të shkojnë. A u jep dot zgjidhje Basha? Nuk e di këtë gjë. Çështja është, a di ta lexojë zoti Basha hallin e tyre, se zoti Rama e dimë sa e ka lexuar për gjashtë vite. Çështja thelbësore është tek aksioni politik i opozitës. Opozita nuk konvergon dot me shqetësimet dhe hallet e këtyre njerëzve. Nuk jeton me të papunët dhe ata që po largohen, por me hallet e veta. Unë pashë njërin prej tyre, opozitari agrar, vraponte për të ikur nga protesta. Kjo opozitë nuk jeton dot me realitetin e njerëzve. Opozita po bën një telenovelë, fillon sot, vazhdon të enjten, derisa lodhen njerëzit dhe ikin. Opozita duhet të ketë radikalizim politik.

Shpërthen Arjan Çani: Reagoni, nuk ka zgjidhje me mjete politike

Gazetari Arian Çani, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me pasojat e protestës së Opozitës. Çani shkruan se ka pasur me dhjetëra arrestime të protestuesve gjatë ditës së pardjeshme dhe të djeshme. Artur Çani: “Kemi hyrë prej kohësh tashmë në një sistem represivo-erdoganist të neveritshëm. Kush nuk e ka parë akoma këtë, është i verbër. Mbrëmë dhe sot me dhjetëra arrestime të protestuesve. Madje dhe rrahje masive me pranga në duar. Ndaj nuk ka asnjë zgjidhje me mjete politike. Zgjidhja po pret diku tjetër. Koston por është e vetmja. Përndryshe, ulni kokën dhe hani gjellën që ju jep i gjati. Nuk ka zgjidhje me mjete politike.