Krimi ekologjik i Durrësit shndërrohet në krim shtetëror

540
Krimi ekologjik i Durrësit u shndërrua në krim shteteror! Por në Shqipëri nuk ka as polici, as prokurori, as roje bregdetare, as Inspektoriat Mjedisi, as AKU, as Drejtori Shëndeti Publik, asnjë institucion nuk ekziston që të reagojë ndaj ndotjes me mbetje të rrezikshme të derdhur në kanalet kulluese të Durrësit dhe pranë banesave të qytetarëve. Ndotja e rrezikshme në bregdetin e Durrësit e para 10 ditëve u hoq me makina ushtrie, por u hodh në Kanalin e Madh të Durrësit që ndot edhe ujërat e brendshme te qytetit dhe përfundon prapë në det! 
Ushtria e një vendi të NATO-s perfshihet në 
– Trafik të Paligjshëm të Mbetjeve të Rrezikshme
– Depozitim të Paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme në dhunim të hapur të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. 
Qeveria e fasades i ngul thikën pas shpine shëndetit, mjedisit dhe turizmit të Durrësit. Kush mban përgjegjësi për ndotjen e bregdetit të Durrësit? Kush mban përgjegjësi për ndotjen e ujrave të brendshme të Durrësit? Kush mban përgjegjësi për dhunimin e ligjit? Asnjë institucion nuk guxon të përgjigjet. 
Po mbushet java që bregdeti i Durrësit është ndotur si kurrë më parë me mbetje të rrezikshme për kilometra të tëra dhe shteti bën strucin. Ky është një ndër krimet mjedisore me pasoja më të rënda afatgjata në mjedis, shëndet, peshkim dhe turizëm. Në cdo vend normal do ishte shpallur gjendja e emergjencës, fajtorët do ishin kapur dhe do ishin përballur me drejtësine, miliona dhe miljarda dollarë do viheshin në dispozicion të rehabilitimit mjedisor të zonës.
Ndërsa në Shqipëri ka kaluar një javë nga koha që PD adresoi 11 pyetje për ndotjen e bregdetit të Durrësit dhe asnjë institucion nuk guxoi të përgjigjet për asnjërën nga pyetjet, sot i pacipi mbante fjalim me temë “T’a pastrojmë më tej Shqipërinë” a thua se ndotja me mbetje të rrezikshme të Durrësit ishte pastrim. Mbante monologje pastrimi vetëm pak kilometra larg zonës së mbrojtur të Nartës, në qendër të së cilës ka lëshuar vetë leje qartazi korruptive dhe antiligjore për shpim pusi nafte. Mos vallë ishte edhe kjo pastrim i mëtejshëm? 
Turp dhe trishtim për paligjshmërinë që ka uzurpuar vendin, për mungesën totale të institucioneve dhe për përqeshjen ndaj shtetit ligjor nga pushtat e shtetit.
Sigal