Ambasada: Mundësitë për punësim në SHBA

531
Publikohet lista e grupeve që mbështesin Programin Veror të Punësimit dhe shanset për studentët shqiptarë
Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se Programi Veror i Punësimit nuk është thjesht një program pune. “Ai është gjithashtu një shkëmbim kulturor për studentët”, theksoi zyra konsullore. Sipas ambasadës, Departamenti amerikan i Shtetit ka përcaktuar edhe kriteret e rrugën që ndiqet për të përfituar nga ky program. “Ju duhet të gjeni një sponsor në SHBA, pra kërkimet fillojnë atje dhe në fund aplikoni për vizë pranë zyrës konsullore”, sqaroi ambasada. Ajo nënvizoi se nuk mund të miratojë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht të akredituar. “Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të paakredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret”, theksoi zyra konsullore.

Kriteret 
Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2018 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.
Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.
Çdo student, duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.
Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.
Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.
Grupet që e mbështesin programin
Grupet e Mbështetjes së Komunitetit japin mbështetje për vizitorët e Programit Veror të Punësimit. Ndihma fokusohet në garantimin e eksperiencave pozitive për udhëtarët, të cilët do të jetojnë dhe punojnë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Grupet e komunitetit evidentojnë çështjet dhe problemet që ekzistojnë në zona të caktuara ku ndodhen punonjësit e përkohshëm. 
Grupet e Mbështetjes së Komunitetit Adresa (nëse ka)
Bethany Beach, DE Nuk ka 
Block Island, RI http://www.internationalstudentcenter.wordpress.com
Branson, MO http://www.bransonj1.com/, https://www.facebook.com/bransonmoj1
Cape Cod (Nantucket, Martha’s Vineyard), MA https://sites.google.com/jhyer.com/j1outreach/home, http://www.hellosummerj1.com/, http://midcapej1housing.org/
Destin, FL http://othersofdestin.com/
Door County, WI http://dcbridges.org/, https://bit.ly/2un0f0L
Frisco, CO http://www.coloradoj1.com
Galveston, TX https://www.facebook.com/groups/J1Galveston/
Harrisburg, PA http://www.ihousehbg.org/
Hilton Head, SC Nuk ka
Kittery, ME dhe Portsmouth, NH https://www.facebook.com/J1Seacoast
Lake George, NY http://www.LGStudentConnection.com, https://bit.ly/2Gmw7Y2
Lake Tahoe, CA Nuk ka
Myrtle Beach, SC http://www.myrtlebeachj1students.com/, https://www.facebook.com/Myrtle-Beach-J1-Students-348629991825399/
Ocean City, MD http://ocworkforce.com/, https://www.facebook.com/OCWorkforce
Ogunquit, ME https://www.facebook.com/groups/communitysupportJ1ogunquit/
Okoboji, IA https://okobojiworks.com/; https://www.facebook.com/groups/OkobojiISOP/
Old Orchard Beach, ME http://www.oobj1.com/
Outer Banks, NC http://www.obxisop.com/, https://www.facebook.com/groups/outerbanksinternationalstudents/
Panama City Beach, FL https://www.facebook.com/PANISOP/
Park City, UT http://www.parkcityj1.com
Sevierville, Pigeon Forge dhe Gatlinburg, TN http://j1sisop.com, https://www.facebook.com/groups/882013301925303
Put-in-Bay, OH Nuk ka
Rehoboth Beach, DE http://www.j1rehoboth.com/
Sandusky, OH https://www.facebook.com/J1SanduskyOhio
Virginia Beach, VA http://www.vbisop.org/
Wildwood, NJ https://www.facebook.com/CommunitySupportGroupWildwoodNJ/
Williamsburg, VA https://www.williamsburgcc.com/isop, https://www.facebook.com/groups/748525768669176/
Wisconsin Dells, WI http://dellsworkforce.com/, http://www.facebook.com/Dellsj1s