Trafik droge me avion nga Shqipëria, 7 të arrestuar në Itali. Sekuestrohet kokainë, marijuanë e hashash

506
Një operacion vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga kompania e karabinierëve të Ricciones në Rimini, nën drejtimin e Prokurorisë së Bolognas, kundër një grupi kriminal shqiptarësh, aktivë në rivierën romane të trafikut ndërkombëtar të drogës. Grupi trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.
Autoritetet italiane kanë lëshuar 7 urdhra arresti ndaj personave nën hetim që kanë përdorur siç është dokumentuar në hetim një aeroplan të vogël për të sjellë drogën nga brigjet shqiptare.
Në kuadër të hetimit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, marijuane dhe hashashi.
Sigal