Ambasada amerikane: E turpshme, një anëtar i parlamentit, i dënuar për trafik të qënieve njerëzore

542
Ambasada amerikane e quan të turpshme faktin që një anëtar I parlamentit shqiptar është I dënuar për trafik të qënieve njerëzore. Kjo u zbulua nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Përmes një deklarate për shtyp ambasada amerikane përsërit kërkesën e SHBA-s drejtuar të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë.
“Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë.”
Sigal