Alqi Bllako nuk gjendet në banesë nga policia, avokati i tij poston mesazhin e “koduar”

209
Sigal

Alqi Bllako, ish.deputet i PS, për të cilin GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” nuk është gjetur në banesën e tij nga policia, kur kjo e fundit ka shkuar për të ekzekutuar vendimin dhe ta shoqëronte në ambientet e Drejtorisë së Tiranës.

Ndërkohë që nga Policia nuk jepet asnjë detaj lidhur me atë që po ndodh, avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj, në një postim në rrjetet sociale, ka hedhur një foto, ku duket se është nisur për një udhëtim jashtë vendit.

Çuditërisht foto është postuar mbrëmjen e sotme, atëherë kur pritej që klienti i tij të arrestohej, bazuar në urdhërin e GJKKO.