A është arratisur Alqi Bllako? Policia nuk e gjen në banesë

286
Sigal

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk është gjetur në banesë nga oficerët e policisë, të cilët i kanë shkuar për zbatimin e vendimit të GJKKO që caktoi masën e arrestit me burg.

Nuk dihet nëse Bllako është arratisur ose jo, por nga raportimet e para mësohet se nuk është gjetur në banesë.

Mbrëmjen e djeshme, avokati i Alqi Bllakos, pohoi se klienti i tij ndodhej në banesë, ndërsa në media qarkulloi një informacion se ai po survejohej nga agjentë të policisë për të parandaluar një largim të mundshëm.

Sot GJKKO vendosi në dhomë këshillimi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa më pas vendimi iu dërgua për zbatim SPAK, i cili ia delegoi Policisë së Tiranës.

Tashmë, policia duket se nuk e ka gjetur në banesë Bllakon, ndërsa disa persona të tjerë të hetuar për inceneratorët janë shoqëruar nga policia, pasi edhe për ta ka pasur masë sigurie me burg.