Malltezi: Pas inceneratorëve fshihen off shoret ku dalin shtetas rus dhe italianë me të cilët Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë bashkëpunuar

210
Sigal

Eksperti i mjedisit, Jamarbër Malltezi, tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët nuk ka ndjekur paranë se ku ka shkuar sa i përket aferës korruptive të inceneratorëve. Malltezi tha në një emision se Klodian Zoto në gjithë inceneratorët ka rënë dakord me italianin që do i ndërtonte duke futur paratë në xhep të tij dhe duke firmosur me qeverinë për dyfishin e vlerës.

“Ka marrë nga shteti dyfishin e parave, gjysmën ja ka dhënë italianit merre ndërtojë, gjysmën në xhep të vet. Kjo ka qenë praktika me Elbasanin dhe Fierin. Me Fierin është provuar brenda 2 javësh, ka futu në xhep 15 milionë euro, ka firmosur me shtetin që do e bëj me celësa në dorë 30 milionë euro, dy javë më pas italianit për 15 milionë euro.”-tha Malltezi.

Sa i përket inceneratorit të Tiranës, eksperti i mjedisit tha se mbetet e paqartë pasi fshihen pas guackave off shore ku dalin shtetas rus dhe italianët me të cilët Zoto dhe Mirel Mërtiri janë të angazhuar.

“Janë i njëjti rreth personazhesh. Skupi i parë, shtetas rus, prokuroria po merret me ndërrimin e zërit kadastral. A thua se këtu qenka i gjithë korrupsioni i Bllakos. Qesharake për të nxjerrë atë për shpërdorim detyre.

Bllako, Zoto dhe grupi i struktutruar kriminal i kanë dhënë dhjetëra miliona euro të tjera Zotos dhe Mërtirit veçmas inceneratorëve. Tender për studime që shkon 950 mijë euro për të parë burimet e ndotjes së lumenjve.”-tha Malltezi.