Alarmi/ Çokollatat kinder për fëmijët, me salmonell

231
Sigal

BE/ RASFF paralajmëron se çokollatat Kinder për fëmijë, të shpërndara në shumë shtete janë të kontaminuara me Salmonella dhe ka të ngjarë që një pjesë e tyre të jenë prezente dhe në tregun shqiptar. AKU ashtu si edhe në gripin e pulave, pranon “fshehurazi” situatën e kinder me salmonell, duke kërkuar tërheqjen nga tregu

 

RASFF e përfshin Shqipërinë në vendet ku mund të jenë shpërndarë, kinder me salmonella typhimurium

 

Çokollatat Kinder, për të cilat u dha alarmi në shumë shtete të BE-së, të kontaminuara me Salmonella ka të ngjarë se janë prezente dhe në tregun shqiptar, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk e ka bërë publik lajmin.

 Çokollatat Kinder, për të cilat u dha alarmi në Britaninë e Madhe dhe në shumë shtete të BE-së, të kontaminuara me Salmonella Typhimurium, ka të ngjarë se janë prezente dhe në tregun shqiptar, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk e ka bërë publik lajmin, përveç një njoftimi jo të qartë në ËEB-in zyrtar, i cili nuk është dhe sqarues me të njëjtën trajtë shpejguese si me gripin e pulave që u fsheh dhe vetëm pas daljes në media nisën reagimet e instiucioneve shtetërore. . Ndërsa në rrjetet sociale të këtij institucioni, të cilat kanë dhe numrin më të madh të konsumatorëve që i ndjekin, nuk kanë asnjë të dhënë.Ndërkohë, zyrtarisht, nga sistemi RASFF, Shqipëria është e përfshirë në vendet që janë shpërndarë këto produkte, AKU thotë në njoftim se, “referuar situatës ndërkombëtare si dhe masave paraprake të marra, AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve Kinder dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e mëposhtme:

KINDER SCHOKOBONS 46 g- me datë skadence 31.5.2022; 29.6.2022,

KINDER SCHOKOBONS 125 g – me datë skadence 7.7.2022; 5.7.2022,

KINDER SORPRESA MAXI 100 g – me datë skadence 23.8.2022.

Padyshim lind pyetja: Përsa kohë nuk ka produkte me probleme, përse bllokohen? Përse bllokohen vetëm këto tre produkte me të dhënat e mësipërme dhe çfarë dyshimesh apo informacionesh ka??

RASFF, autoritetet europiane të sigurisë ushqimore dhe mediat ndërkombëtar e kanë konsideruar rrezikun si mjaft serioz, nga i cili janë infektuar me Salmonella Typhimurium 127 fëmijë, ndërsa konsumatorët shqiptarë nuk kanë asnjë informacion publik (vec ËEB-it të AKU), që të paktën, produktet e mësipërme, nëse i gjejnë më markete të mos i blejnë.

Ja njoftimi i plotë i AKU në ËEB-in e saj zyrtar:

“Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në vezë Kinder Suprise në Britaninë e Madhe, ku specifikoheshin datat e skadencave 11.7.2022 dhe 7.10 2022 për produktin, AKU kreu verifikim në Pikat e Inspektimit Kufitar nëse ishte importuar në Republikën e Shqipërisë produkti Kinder Surprise me këto të dhëna, nga ku rezulton se Shqipëria nuk ka kryer import për lotet e specifikuara të produktit në fjalë.

Edhe pse këto lote nuk janë importuar në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa për monitorimin e tregut lidhur me këtë produkt nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme dhe inspektimeve në terren për të siguruar konsumatorin.

Kompania importuese e produkteve si masë parandaluese paraprake po tërheq vullnetarisht nga tregu një seri të caktuar të produkteve Kinder në Shqipëri, pavarësisht se asnjë nga produktet Kinder të hedhura në treg nga ana e tyre nuk ka rezultuar pozitive nga testimet për Salmonella.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Operatorët e Biznesit Ushqimor ka nisur procedurën e tërheqjes nga tregu të këtyre produkteve, të cilat do të qëndrojnë të bllokuara deri në saktësimin e plotë të situatës nga Sistemi RASFF.

Për sa më sipër, referuar situatës ndërkombëtare si dhe masave paraprake të marra, AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve Kinder dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e mëposhtme:

KINDER SCHOKOBONS 46 g- me datë skadence 31.5.2022; 29.6.2022,

KINDER SCHOKOBONS 125 g – me datë skadence 7.7.2022; 5.7.2022,

KINDER SORPRESA MAXI 100 g – me datë skadence 23.8.2022.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorin se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve”.