Engjëll Musai: ‘Këshillimi Kombëtar’, pasqyra reale e votës qytetare

211
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i Telegraf

Platforma e re e “Këshillimit Kombëtar – le të dëgjojmë njëri tjetrin”, e hedhur nga Edi Rama në tregun shqiptar, nuk ka pasur qëllim në vetvete që të marrë mendime nga qytetarët për hallet e tyre, apo se si mendojnë hallexhinjtë e këtij vendi. Jo. Nëse Kryeministri do mendonte vërtetë për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, ai do i kishte diskutuar gjatë fushatës elektorale të 2021, ku jo vetëm që nuk shpalosi asnjë platformë elektorale, por përkundrazi u tall me votuesit e tij duke ecur në të njëtat shina si edhe në fushatën e 2013-ës, 2017-ës duke u treguar qytetarëve barcaleta, me timon, me tepsi, filxhan kafesh, fallxhorësh etj. E bëri këtë që të mos përsëriste gabimin që bëri në 2013-ën kur u premtoi qytetarëve, shëndetësi falas, legalizime falas, punësimin e 300 mijë shqiptarëve, arsimim falas, “Rilindje Urbane” të qendrave të qyteteve, të cilat përmbyten sa herë bie një ves shiu, edhe pse i kushtuan buxhetit të shtetit, rreth 430 milion euro me të cilat do dyfishoheshin pensionet. Atëherë lind pyetja se përse e hodhi në treg Kryeministri Rama ‘Këshillimin Kombëtar’? Ndoshta qëllimi kryesor i tij ishte justifikimi para ndërkombëtarëve, i disa iniciativave që ia kishin kërkuar oligarkët dhe trafikantët e votave të shqiptarëve. Këto kërkesa ishin për legalizimin e parave të pista, ku një pjesë e tyre po hidhen në ndërtim apo në “investimet strategjike”, legalizimin e hashashit, pas të cilës fshihet ndoshta edhe kokaina ku në Shqipëri hyjnë rreth 50 ton në vit me destinacion vendet e BE. Të tjerat thotë populli janë llogje dhe tallje me shqiptarët, varfëria e të cilëve është ulur këmbëkryq në çdo shtëpi. Gjithashtu me këtë “Këshillim”, Rama kërkoi të tregonte se ka mbështetje qytetare, dhe demokraci të brendshme, pasi autokratizmi i tij po lë një shije të hidhur tek partnerët euro-atlantik.

Nëse Këshillimi Kombëtar do kishte qëllime vërtetë kombëtare, do të kërkohëj Referendum Kombëtar, ku qytetarët të pyeteshin për pensionet, rrogat, ccmimin e ushqimeve, të naftës, energjisë elektrike, taksave, ujit, krimit, korrupsionit, inceneratorëve, gjyqeve të humbura në arbitrazh, borxhit publik, korrupsionit 7.2 miliard euro të konstatuara nga KLSH, punësimin, arratisjen e të rinjve,

 

Nëse ‘Këshillimi Kombëtar’ do kishte qëllime vërtetë kombëtare, do të kërkohej Referendum Kombëtar, ku qytetarët do i përgjigjeshin pyetësorit dhe në to mund të kishte pyetje shtesë për pensionet, rrogat, çmimin e ushqimeve, të naftës, energjisë elektrike, taksave, ujit, krimit, korrupsionit, inceneratorëve, gjyqeve të humbura në arbitrazh, borxhit publik, korrupsionit 7.2 miliard euro të konstatuara nga KLSH, punësimin, arratisjen e të rinjve, shtresës së moshës së mesme dhe së fundmi edhe të moshuarve, ku nga viti 2013 deri më sot kanë ikur jashtë vendit rreth 400 mijë shqiptar. Ja këto dhe shumë të tjera janë pyetje për të cilat duhet të pyeteshin shqiptarët dhe do të shikonim përgjigjet e sovranit, ku pjesëmarrja ndoshta do të ishte mbi 90%, pasi 10% janë qeveritarë, familjet e tyre, oligarkët dhe trafikantët që kanë vënë pasuri për 3-4 breza.

Sipas censusit më të fundit në Shqipëri jetojnë 2.890.000 shtetas. Nga kjo shifër në votime morën pjesë 1.662 .176 votues, ku PS ka marrë 768.134 vota. Këshillimin Kombëtar e mbështetën vetëm 553.395 qytetarë, sipas kërkesës së Ramës “ ta dëgjojmë  njëri-tjetrin”. Kjo do të thotë se PS ka humbur 17 deputetë në krahasim me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ndërsa për çështjet që shtroi Kryeministri në lidhje me “legalizimin e kanabisit” dhe “Ballkanin e Hapur”,  në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë këto janë çështje me rëndësi të veçantë për të cilat neni 2 dhe 150 i Kushtetutës ,të drejtën për të vendosur e kanë vetëm qytetarët nëpërmjet Referendumit. Por “Këshillimit Kombëtar – le të dëgjojmë njëri tjetrin”, edhe pse pa vlera kombëtare dhe popullore, tregoi një të vërtetë të madhe , të cilën e dinë të gjithë,por ky Këshillim e nxori lakuriq, pa e kuptuar as vetë qeveria. INSTAT nga ana tjetër gaboi me implikimin e saj në shërbim të qeverisë, pasi misioni i këtij institucioni nuk është shërbesa ndaj qeverisë por grumbullimi i të dhënave reale, për ta bërë qeverinë  të reflektojë duke e ballafaquar me realitetin. Po cila ishte lakuriqësia e këshillimit kryeministror? Nëse do t’u besojmë vërtetë shifrave të bëra publike nga Kryeministri dhe INSTAT, pavarësisht se këto shifra janë fryrë ndoshta në masën e 50%, e vërteta tregoi se kjo është mbështetja reale dhe kaq janë votuesit që mbështesin qeverinë e “Rilindjes”. Këto shifra ishin të lira, pa pagesa elektorale, edhe pse zarfat u dërguan nga posta, derë më derë duke shpenzuar miliona lekë. Sipas rezultateve të ‘Këshillimit Kombëtar’ vetëm 563.195 qytetarë, patronazhistë dhe “investitorë strategjikë”,  i janë përgjigjur kërkesës së Ramës sipas motivit “ ta dëgjojmë  njëri-tjetrin”. Nga këto shifra të bëra publike, vetëm 340.143 qytetarë kanë dhënë mendimin përmes postës dhe 10 mijë e kanë dorëzuar të bardhë. Pjesa tjetër janë plotësuar nga kompiuterat e patronazhistëve të zyrave apo të punësuarit sezonal të tendave që nuk i pamë gjëkundi nëpër rrugë. Nëse llogarisim që në zgjedhjet e përgjithshme të prillit 2021 për deputet në Kuvendin e Shqipërisë sipas KQZ-së na rezulton se : Numri total i zgjedhësve në listë ishte 3. 588. 869 votues. Sipas censusit më të fundit në Shqipëri jetojnë rreth 2. 900.000 shtetas.  Nga kjo shifër në votime morën pjesë 1.662.176 , ku 1.578.117 vota ishin të vlefshme dhe 83.059 ishin vota të pavlefshme. Pra këto shifra të zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2021, vetëm dy ditë më parë gjatë publikimit të Këshillimit Kombëtar u kthyen në fakte për realitetin shqiptar. Ndoshta INSTAT nuk e kishte menduar kaq thellë kur publikoi këto shifra, se pa dashje po i bënte një shërbim me shumë vlera realitetit se sa është mbështetja reale e shqiptarëve për qeverinë aktuale. Gjithmonë sipas KQZ-së në zgjedhjet e 21 prillit 2021, PS ka marrë 768.134 vota, dhe po të krahasojmë shirat me pjesëmarrjen në Këshillimin Kombëtar ku u angazhuan të gjitha strukturat qëndrore , lokale dhe financimi nga ana e qeverisë, numri real që kanë mbështetur rilindjen, pa ndikime të tjera të jashtme, është 190 mijë vota më pak ose i barabartë me rreth 17 deputetë minus, për partinë në pushtet. Përtej analizave dhe ngarkesave politike, mendojë dhe gjykojë se ky është realiteti shqiptar, pavarësisht bindjeve të gjithë secilit.

 

Ndërsa për Çështjet që shtroi Kryeministri në lidhje me “Legalizimin e kanabisit” dhe “Ballkanin e Hapur”,  në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë këto janë ccështje me rëndësi të veccantë për të cilat neni 2 dhe 150 i Kushtetutës ,të drejtën për të vendosur e kanë vetëm qytetarët nëpërmjet Referendumit.

Pikërisht për këtë realitet ka nevojë vendi dhe demokracia në Shqipëri, e cila është mbajtur peng nga krerët e partive për interest e tyre personale duke na larguar ccdo ditë e më shumë nga pranimi në BE. Besoj që më tepër se kurrë ky realitet është kujtesë për brezin e ri, të cilit i shkon për shtatë  thënia e At Zef Pllumbit: ”Nuk ka demokraci, po u mbështet në harresën dhe në manipulimin e historisë dhe votës së lirë  ”.