Alarm për vjedhje në bankën e nivelit të dytë, Policia rrethon me urgjencë godinën

392
Sigal

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në qytetin e Lezhës, ku është aktivizuar padashje alarmi i një banke të nivelit të dytë.

Kjo ka vënë në lëvizje punonjësit e policisë, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi dyshohej për një grabitje, por gjithçka ka rezultuar një alarm fals.

Policia pasi konstatoi situatën u rikthyer në vendet e saj të punës, ndërkohë që e gjithë situata ka tërhequr dhe vëmendjen e qytetarëve që kanë qenë të pranishëm në zonë.