“Jepu fukarenjve të hanë, merru të pasurve”, Ilir Shaqiri i kthehet publikisht Ramës

425
Sigal

Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, në një mesazh publik drejtuar kryeministrit Edi Rama, i bën thirrje për marrjen e masave ndaj të varfërve, që nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës, të burgosur në shtëpi.

Iliri Shaqiri i sugjeron kryeministrit Rama, që pikësëpari t’i sigurojë ushqim shqiptarëve në varfëri, sepse vetëm kështu mund ta mundin virusin, me barkun plot. Balerini madje i jep dhe një sugjerim se si mund ta arrijë këtë: Merru të pasurve.

Postimi i plotë

“Mesazh Publik për EDI RAMA.

Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë t’i ndihmosh … kështu thotë e lavdishmja Nënë Tereza .. Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojne ne te zeze duke mbajtur tulla e llaç, duke larë e shplarë?
Jepu mundësinë fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt VDES vdes nga uria sesa nga virusi .
Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e sipër!!! MERRU TË PASURVE
JEPU TE VARFËRVE!!! Duhet shpetuar mbi te gjitha NJERIU sepse lufta për JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftës do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë.
Kemi prindër te moshuar në duart e tua dhe te pamundur ti asistojmë, prindër që kanë punuar 50 vjet për at vend duke larë me djersë e gjak tokën që sot e gëzojne oligarkët.
Jepi popullit mundesinë të të falenderojnë peër gjithë kohët që do vijnë për cfarë bëre dhe si e bëre . Respekt

Ilir Shaqiri.”

 

View this post on Instagram

Mesazh Publik per EDI RAMA. @ediramaal Po i gjykove njerezit nuk do kesh kohe ti ndihmosh … keshtu thote e lavdishmja Nene Tereza .. Cfare faji kane femijet qe nena dhe babai punojne ne te zeze duke mbajtur tulla e llac, duke lare e shplare? Jepu mundesine fukarejve te burgosur ne shtepi qe te hane e te mbijetojne si gjithe te tjeret sepse njeriu me shpejt VDES vdes nga uria sesa nga virusi . Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata qe kane ne llogarine personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TE PASURVE JEPU TE VARFERVE!!! Duhet shpetuar mbi te gjitha NJERIU sepse lufta per JETEN kunder virusit eshte e mundur vetem me barkun plot, sepse koha e luftes do jete e gjate dhe sepse paslufta akoma me e gjate . Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket. Jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere . Respekt Ilir Shaqiri.

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri) on