AKU me standarde të dyfishta?! Mielli “Ola” del me probleme, por asnjë njoftim prej tyre

70
Sigal

Siguria ushqimore vijon të jetë një problem madhor në vendin tonë. Rastet kur qytetarët blejnë produkte të skaduara, të mykura e me sende të çuditshme brenda tyre, fatkeqësisht sa vijnë e shtohen.

Së fundmi një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të ngjashëm në një market në Durrës.

Ajo thotë se marketi në fjalë ka vendosur një njoftim në raftin e miellit, për produktin “Ola” i cili ka rezultuar me probleme me sigurinë ushqimore. Edhe pse marketi njofton qytetarët për këtë problem dhe iu kërkon atyre të kthejnë produktet e blera, ajo që i bën çudi qytetares është fakti mielli vazhdon të shitet ende në market.

Ndërkohë, një tjetër gjë që të bën çudi edhe më shumë çudi është fakti se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me produktin në fjalë dhe lotet që kanë dalë problematike.

Ditën e djeshme, AKU ka bllokuar dhjetra pako me miell dhe oriz në portin e Durrësit, pasi pas ekzaminimeve të bëra rezultuan se ishin me larva e insekte. Menjëherë pas kësaj, AKU bëri një njoftim në rrjetet sociale ku iu kërkonte konsumatorëve, të cilët kishin blerë produktet vetëm nga këto lote, t’i kthenin ato pranë subjekteve të tregtimit ku i kanë blerë.

Në këto rrethana vihet në pikëpyetje puna e AKU-së pasi po luan hapur me shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Bllokon disa mallra dhe kërkon kthimin e tyre, ndërsa për disa të tjerë si në rastin e “Ola” nuk ndihet fare me asnjë njoftim.