AKU inspekton 484 biznese, gjobiten 2 prej tyre për sistemin e vetkontrollit dhe etiketimit

320
Autoriteti  Kombëtar i Ushqimit ka kryer 484 inspektime të bizneseve ushqimore duke gjobitur 2 prej tyre.
Bizneset e gjobitura kishin mungesë të sistemit të vetkontrollit dhe etiketimit ndërkohë AKU ka vijuar me këshillime sa i përket subjekteve që duhet të zbatojnë Protokollin e Sigurisë kundër përhapjes së COVID- 19.
Sigal

NJOFTIMI NGA AKU

AKU kryen 484 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar ditën e sotme me inspektimet për garantimin për sigurinë ushqimore si dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative për mungesë të implementimit të sistemit të vetkontrollit (HACCP) dhe etiketim të produktit në kundërshtim me kërkesat ligjore, si dhe janë këshilluar dhe orientuar disa subjekte të tjera për zbatimin e përpiktë të Protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së Covid-19

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 28 mostra për analizim në të gjithë vendin, kryesisht mostra për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide.

AKU është e pranishme çdo ditë në të gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.