“Aktivisti-PS”- si “Big Brother”/ Ja si serveri përgjon përdoruesit. Regjistrimi I magjistratëve shkelje e ligjit, të shkarkohen menjiherë nga detyra

246
Sigal

Qeveria dhe Partia Socialiste janë vënë sërish nën akuzë se po detyrojnë administratën publike të përfshihet në aktivitete politike të mazhoranës. Pas “patronazhistëve” socialistët kanë krijuar një aplikacion për të kontrolluar “like-t” dhe “share-t” e aktiviteteve të ministrave apo zyrtarëve të qeverisë dhe Partisë Socialiste, të quajtur “Aktivisti”.

Opozita thotë se nëpërmjet këtij aplikacioni qeveria po shantazhon punonjësit e administratës, ndërsa Partia Socialiste ka shpjeguar se ai është vetëm një lehtësi për anëtarët e saj dhe jo për administratën. Gazetarja Aranita Brahaj ka ngritur një tjetër shqetësim. Ajo shkruan se aplikacioni përgjon përdoruesit e tij dhe u merr të dhënat personale. Sipas saj, ky aplikacion është një lloj “Big Brother-i” që vëzhgon të gjithë përdoruesit.

“Rrezikshmëria e një Aplikacioni, Serveri që Përgjon ?!! – Activist
Përdoruesit e APP jo vetëm i kanë detyruar të bëjnë pëlqime, por janë potencialisht të përgjueshëm nga serveri.
Nëse sheh njoftimet nga Google, Activist duket si një BIG Brother që i vëzhgon. I programuar nga profesionistë, serveri ku qëndron ky APP ka potencial dhe rrisk të lartë për privatësinë e përdoruesve”, -shkruan gazetarja.

Sipas saj, të dhënat se si përgjon “Aktivisti” merren lehtësisht në Google.

“Çfarë thotë Google për Aplikacionin Activist dhe ata telefona që e kanë shkarkuar Version 1.1.3. Ky version mund të kërkojë akses tek:
Kamera, të merr fotot dhe videot. Location– aksesor vendndodhje të saktë. Mikrofon, regjistron audiot.
Të tjera si:– Njoftime me lejim ID, shërbimet ne plan të parë, ecuria e startua, lexon njoftime, shef lidhje netëork, parandalon telefonin të qëndrojë në gjendje sleeping,tregon njoftime, marrjen e të dhënave nga internet, akses të plotë në netëork, instalim play për apet”.

Qeveria Rama u vu nën akuzë edhe për patronazhistët, por SPAK, në vend që të hetonte se si të dhënat personale të shqiptarëve iu vunë në dispozicion një partie politike, hetoi median qe i publikoi ato.