Ministrja e Arsimit: Shkolla nuk do të rinisë në 4 janar

307
Sigal

Ministrja e Arsimit Evis Kushi  deklaroi për herë të parë se shkolla pas festave, pra në janar nuk do të nisë në datë 4 sikur është në program, por në 11 ose 18 të muajit të parë të vitit të ri për shkak të pandemisë.

“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, – tha Kushi.