Aksioni/ Mbante armë pa leje në studion e tatuazheve, në pranga 44-vjeçari! Sekuestrohet 1 pistoletë, 1 kallashnikov, 1 granatë dhe fishekë

Një 44-vjeçar në Durrës që mbante armë pa leje në studion e tij të tatuazheve, ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit, dyshohet se qëllimi ishte trafikimi i armëve.

Policia bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar: “1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, 2 krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular.”

NOA

Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë, kurse materialet hetimore i janë referuar prokurorisë.

Operacioni u kodua “Hidden Line”. Policia ndau edhe pamjet e ndërhyrjes, ku një agjent troket në derë dhe forcat e armatosura rëndë e të maskuara hyjnë brenda shtëpisë duke arrestuar 44-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë Durrës:

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hidden line”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit në subjektin e këtij shtetasi (studio tatuazhi), në lagjen nr. 4, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, 2 krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga si të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i posedonte armët me qëllim trafikimin. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”.