U gjet i pajetë në banesë dhe me shenja dhune në trup, policia e Korçës jep detajet për vdekjen e 78-vjeçarit: Jetonte i vetëm!

Policia e Korcës ka dhënë detaje rreth 78-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesë.

Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh. Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit. Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.

NOA

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.