Ilir Meta: Nderojmë sot, me përulje dhe mirënjohje të thellë, veprën dhe kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë

Nderojmë sot, me përulje dhe mirënjohje të thellë, veprën dhe kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u ekzekutuan pabesisht më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.
Sakrifica e tyre sublime, bashkë me shpirtin e pathyeshëm të Shkodrës antikomuniste, mbetet një udhërrëfyes i përhershëm në përpjekjet tona për të mbrojtur, me çdo kusht, lirinë, pluralizmin politik, votën e lirë dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Në një kohë kur liritë dhe të drejtat themelore janë më të rrezikuara se kurrë, amaneti i katër Martirëve na thërret të bashkohemi kundër Narkodiktaturës, që po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe që meriton të shembet nën këmbët e sovranit.
Shkodra ka qenë dhe do të mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi në rrugëtimin tonë drejt Lirisë dhe Demokracisë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të 2 Prillit!
NOA