Aksidentohen dy makina në aksin Memaliaj-Tepelenë, një i plagosur

230
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjenvë për në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Një prej mjeteve pas përplasjes ka pësuar dëme të jashtëzakonshme, dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit, ndërkohë që Policia është duke hetuar për shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.