Aksidenti me tre viktima në Librazhd, flet dëshmitari: Është hera e tretë që ndodh, nuk janë marrë masa për barrierat e prishura!

179
Sigal

Një dëshmitar i ndodhur në vendngjarje në momentin e aksidentit të tmerrshëm sot në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, thotë për mediat se nxjerrja e trupave ishte shumë e vështirë dhe se fillimisht jashtë makinës ka parë vetëm një djalë të ri të plagosur.

Tre personat që mbetën të vdekur sipas tij kishin ngecur brenda makinës dhe duheshin shkallë të gjata për të manovruar për nxjerrjen e tyre nga gremina.

Burri theksoi se vendi ku ka ndodhur aksidenti tragjik është mjaft i rrezikshëm dhe se është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka qenë mjaft i vështirë, për shkak të terrenit mjaft të thyer, si dhe rrjedhës së lumit, e cila ka qenë e furishme për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.

Është dashur ndërhyrja e fadromës për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi, ndërkohë që kërkimet në lumë janë kryer dhe nga polumbarë të mbërritur nga Tirana.

Fax News raporton se një prej fëmijëve, një vajzë e vogël, ka qenë në gjendje kome në momentin e mbërritjes në spital. Asaj i është dhënë ndihma e parë, dhe ende nuk dihet nëse e ka kaluar gjendjen e rrezikut.

“Vetëm ai djali i ri ishte jashtë, të tjerët ndodheshin brenda në makinë. Tre persona, duheshin shkallë të gjata për t’i nxjerrë, mezi i nxorëm lart, djalin sidomos se gruaja vdiq aty.

Djalin e vogël pashë më shumë, të tjerët ishin aty derisa erdhi policia. Ky vendi është i frikshëm, se është e treta herë që ndodh e nuk janë marrë masa”-u shpreh dëshmitari i aksidentit të rëndë.