Aksidenti me 4 viktima/ Makina luksoze me të cilën udhëtonin të rinjtë, kushton 100 mijë euro (FOTO)

638
Sigal

Makina tip ”Audi A8” që goditi nga pas makinën tip ”Toyota” në të cilën udhëtonte familja me 4 anëtarë që u shua, kushton rreth 100 mijë euro dhe po drejtohej nga një i ri që po shkonte në drejtim të jugut. Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit, dhe po udhëtonte me shpejtësi mbi 150 km në orë. Së bashkë me të udhëtonin Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të tre jashtë rrezikut për jetën. Shoferi nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.