Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: Dibra në errësirë! Dibra në mëshirë të fatit!

634
Sigal

Sikur të mos mungonin temperaturat nën zero dhe dëbora e rënë, disa njësi bashkiake në qarkun e Dibrës kanë më shumë se 24 orë pa energji elektrike.

Këtë denoncim e ka bërë ish deputeti i qarkut në fjalë, Xhemal Gjunkshi.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjunkshi shprehet se Dibra dhe dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

“Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!”, shkruan Gjunkshi në denoncimin e tij.

“Përshëndetje Gjeneral. Nënstacioni Fushë-Alie është jashtë funksionit pasi është djegur transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. Fushë Alie, Lura, Zall-Dardhë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës, Arras”, thuhet në mesazhin e qytetarit, dërguar ish deputetit Gjunkshi.