Sarandë/Humb jetën 40-vjeçari. Dyshimet e para

486
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.

Nga informacionet paraprake mësohet se viktima, Laert Çobani, është rrëzuar nga shkallët e katit të dytë të një pallati, e më pas ka gjetur vdekjen.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së babait të dy fëmijëve, banorë në lagjen nr 1.