Aksidenti / Makinat përplasen “kokë më kokë”, një prej shoferëve dërgohet me urgjencë në spital

261
Sigal

Policia e Tiranës ka informuar se sot, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Laknas.

Për pasojë, një prej shoferëve është plagosur më rëndë, duke u dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Me datë  15.12.2020, tek  kryqezimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet  me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç  si dhe një  mjet i parkuar aty në afërsi.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.