Pezullohen 36 institucione publike / Nuk respektuan masat anti covid

225
Sigal

Institucionet publike rezultojnë subjektet që e zbatojnë më pak protokollin e sigurisë anti – covid. Brenda periudhës 1 Nëntor deri në 14 Dhjetor, 36 institucione publike janë pezulluar nga aktiviteti i tyre fizik me vendim të Inpektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Puna në mjedise të mbyllura dhe në kolektiv, e rrit mundësinë e krijimit të vatrave infektive, ndaj mungesa e maskës dhe e kushteve higjeno – santitare solli penalizimin e tyre.

I njëjti vendim është marrë nga ISHSH edhe për 55 subjekte të tjera mes të cilave 19 fasoneri, 4 Institucione Shëndetësore Publike, 5 kompani nafte, 3 institucione financiare, 1 laborator mjekësor jopublik, hotele etj.

Ajo që bie në sy është mungesa e bar – kafeneve në listën e subjekteve të gjobitura apo me pezullim të përkohshëm të aktivitetit, edhe pse të paktën në kryeqytet është e dukshme mungesa e masave anti – covid.

Mes tavolinave nuk respektohet distanca prej 2 metrash, ndërsa grumbullimet në to janë kthyer në një rutinë normale.