“Pini vodka dhe punoni shumë për të mundur Covid-19”

235
Sigal

Bjellorusia, një nga pak vendet në botë që nuk ka aktivizuar masa kufizuese për të luftuar pandeminë e Covid-19, nuk i ka shpëtuar as valës së dytë, me rastet e reja të cilat prej një muaji janë më shumë se një mijë në ditë.

Në një kohë që të gjitha vendet mbylleshin, autoritetet i bënin thirrje banorëve që të dilnin nga shtëpitë.

Presidenti i vendit Aleksandër Lukashenko, më shumë se një herë ka folur për psikozë, duke i sugjeruar popullsisë së tij që të konsumojë vodka, të bëjnë sauna dhe të punojnë më shumë për të mundur virusin.

Nuk befason fakti pra që gjatë një vizite në një spital në Minsk, kreu i shtetit nuk respektoi masat e duhura dhe kur u ndodh përballë një pacienti me covid. Lukashenko fillimisht i shtrëngoi dorën, dhe më pas uli maskën që mbante në mënyrë që gruaja ta njihte, dhe në fund i shtrëngoi dorën sërish, duke përbuzur çdo masë sigurie.

Kujtojmë se pavarësisht konsiderimit të tij nga mediat perëndimore si një diktator i rreptë dhe autokrat, në fakt Lukashenko pati deklaruar se Banka Botërore i kishte ofruar 500 milion euro në këmbim të mbylljes së popullit të tij, gjë të cilën ai e refuzoi. Lukashenko mund të jetë një diktator në sensin e kohës së gjatë që qëndron në pushtet, por kur kthehemi tek pandemia e covid, modeli i tij diktatorial, eklipsohet nga liderët pseudo liberal të perëndimit që janë gati edhe të marrin jetë njerëzish për hir të mbrojtjes nga covidi.