Aksidenti i rëndë në Bulqizë, humb jetën fëmija, rëndë gruaja

267
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, teksa një automjet ka përplasur një grua dhe vajzën e saj.

Gruaja pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës, ndërsa vajza e mitur 12 vjeçare mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.