Incident në Greqi, tre të mitur gjuajnë me gurë një autobus, arrestohet një 17-vjeçar shqiptar

84
Sigal

Një incident ka ndodhur sot në Vasiliki të Greqisë, ku tre të mitur kanë goditur me gurë një autobus.

Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar tre 17-vjeçarë, një prej tyre shtetas shqiptar, ndërsa dy të tjerët janë shtetas grekë. Sakaq nga goditjet e shumta me gurë është thyer një xham. Deri më tani nuk ka pasur raporti për të lënduar.

Të arrestuar do të dërgohen në prokurorinë kompetente, ku pritet të marrën masën ndëshkimore nga drejtësia greke.