Një aksident tragjik ka ndodhur Shkodër, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.
Në njoftimin e policisë thehet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur fshati Trush, ku një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.