Aksident pranë “Pallatit të Brigadave” në Tiranë, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe aksidentin djalin e ri me biçikletë

192
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës pranë “Pallatit të Brigadave” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi me iniciale K.B ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur shtetasin 28-vjeçar me iniciale S. D. I riu është transportuar me urgjence drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

NOA

Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te “Pallati i Brigadave”, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç.
Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.